Rritja e tarifave të celularëve/ Reagon ashpër Këlliçi: Rrjepje e xhepave të shqiptarëve

0
110

Rritja e tarifave të telefonisë celulare nga të gjithë operatorët që veprojnë në vend kanë sjellë edhe reagimin e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi.

Këlliçi përmes një postimi në Facebook, e quan këtë veprim një rrjepje të xhepave të shqiptarëve dhe shkatërrim të tregut të kompanive telefonike.

Postimi i plotë:

“Në mënyrën më të keqe të mundshme, po përjetojmë një sistem oligopolian, ku tregu i limituar i kompanive telefonike vendos që të rritë tarifat e ofertave telefonike për qytetarët shqiptarë

Ndërkohë, AKEP, si agjensi shtetërore nuk ka pasur asnjë reagim rreth kësaj çështjeje. Kjo gjë fakton mosfunksionalitetin e shtetit dhe mosgarantimin e një ekonomie të lirë.

Kjo është një rrjepje e xhepave të shqiptarëve dhe shkatërrim total i tregut të kompanive telefonike!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here