Ndryshimet klimaterike Mediu në Katar: Shqipëria ka përparësi eliminimin e gazrave të dëmshëm

0
123

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në konferencën për ndryshimet klimaterike në Doha të Katarit. Në fjalën e tij, ministri Mediu shprehu qartazi se rruga e zhvillimit mjedisor në Shqipëri është e lidhur ngushtësisht me reduktimin e emetimeve. Kjo përparësi e punës së Ministrisë së Mjedisit është krejtësisht në përputhje dhe vjen pas adaptimit që Shqipëria është duke i bërë legjislacionit mjedisor evropian. “Ne jemi duke implementuar tashmë të gjitha ligjet sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë edhe ndryshimet klimatike”, – u shpreh ministri Mediu. Në fjalën e tij, ministri Mediu shprehu qartazi se rruga e zhvillimit mjedisor në Shqipëri është e lidhur ngushtësisht me reduktimin e emetimeve. Ai nënvizoi edhe bashkëpunimet e ngushta rajonale që janë duke u zhvilluar vendet e Ballkanit (takimi i 20 shtatorit me Malin e Zi, Çekinë, Kosovën dhe Turqinë) për hartimin e një axhende dhe planveprimi të përbashkët në përballjen me ndryshimet klimatike. Në këtë kontekst ministri Mediu u shpreh gjithashtu se Shqipëria si një vend qe synon Bashkimin Evropian është e interesuar në përfundimet e negociatave të Dohas kryesisht mbi mbajtjen të paprekur të paketës së vendimeve për të cilat është rënë dakord vitin e kaluar; miratimin e një marrëveshje globale për klimën në vitin 2015, e cila do të përfshijë të gjitha vendet; miratimin e mënyrës së operimit dhe procedurave për mekanizmat e rinj, siç është Fondi i Gjelbër për Klimën, transferimin e teknologjive, Fondi i Adaptimit etj. Ministri Mediu gjithashtu në fjalën e tij u ndal edhe ne kapacitet hidro-energjetike të Shqipërisë, e cila rreth 100 për qind të energjisë e ka nga uji, ndërkohë që ka nisur edhe eksplorimi i fushave të tjera.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency