Diferencë e frikshme/ Basha u ndoq paradite nga vetëm 500 persona online, Berisha kap 3.9 mijë në Elbasan

0
146

Diferenca mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha vazhdon e gjithnjë të thellohet e konsolidohet. Kjo jo vetëm sa i përket mbështetësve demokratë që po shkojnë pas “Foltores” , ku sot Luçiano Boçi ishte deputeti i radhës që firoi nga partia e Bashës, por edhe në kuadër të ndjkësve online.

Në këtë pikë Berisha thyen rekord, edhe pse Basha ka nga pas tij të gjithë strukturat burokratike të partisë, duke nisur nga ekipi dixhital e deri tek ata që marrin rrogë vetëm për të rritur shikueshmërinë e kryetarit.

Por me gjithë ekipin nga pas, Basha nuk ka arritur për asnjë sekodë të paktën ti afrohet Berishës në shikueshmëri. Ditën e sotme Basha mbajti një konferencë online me mediat, ku shikueshmëri mesatare shkoi deri në 500 ndjekës online.

Ndërkohë ende pa nisur “Foltorja”, ish-kryeministri Berisha siguroi rreth 3.1 ndjekës në faqen e tij, vetëm me pamjet e mbështetësve që po hyninnnë sallë. Ndërsa tani që lideri historik nisi fjalën e tij, shikueshmëri në faqen e doktorit ka shkuar deri në 3.9 mijë ndjekës.

Diferenca është e frikshme. Me sa duket kryetari ka humbur jo vetëm mbëhstejn e brendshme në parti, por edhe atë onlin etë demokratëve. Janë të shumtë deputetë e grupit aktual demokrat që kanë mbëhstetur “Foltoren” e Berishës. Kujtojmë Edi Paloka, Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Edmond Spaho e së fundmi Luaçiano Boçi kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për nismën e Berishës.

E ndërsa dita ditës po i firojnë deputetët, Bashës tani po i ikin edhe demokratët me shumicë. Shifrat online e vërtetojnë këtë

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here