Krimi në familje Lezhë, burri qëllon me armë gruan dhe djalin pas sherit në familje

0
176

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kalur, në komunën Ugrej, ku një 62-vjeçar ka hpaur zjar me armë në drejtim të gruas dhe më pas të djalit të tij 27-vjeçar. Krimi në familje është shënuar rreth orës 21:30, kur në ambjentet e banesës ku jeton çifti Cupi, ka ndodhur nje sher, motivet e të cilit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë të paqarta. Si rezultat i konfliktit në familje dhe përplasjes fizike, kryefamiljari 62-vjeçari Mark Cupi ka marrë një armë zjari që e mbante në shtëpi dhe se fillimisht ka qëlluar mbi gruan e tij dhe më pas ka hapur zjar edhe mbi të birin.Burime pranë polcisë së Lezhës thanë se të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur shtetasit Marte Cupi 52-vjeçe dhe djali i saj Astrit Cupi 27-vjeç. Nga të dhënat paraprake rezulton se kryefamiljari është konfliktuar me gruan e tij për motive banale, dhe teksa është përpjekur të qëllojë bashkëshorten mes tyre ka ndërhyrë dhe djali për të shuar konfliktin. Kaq ka mjaftuar që Mark Cupi të hapë zjar edhe mbi të birin, duke e plagosur rëndë atë. Pas kryerjes së krimit, policia e cila është njoftuar nga banorët e fshatit Kalur, ka shkuar me shpejtësi në vendgjarje duke bërë arrestimin në flagrancë të 62-vjeçarit Mark Cupi. Ndërkohë që dy të plagosurit nënë e bir, janë transportuar me shpejtësi në spitalin e Ushtarak, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency