Takimi në Suedi, Noka: Angazhim maksimal për uljen e kërkesave të azik kërkuesve

0
172

Qeveria shqiptare është e anagazhuar për ti dhënë fund problematikës që ka krijuar kërkesa për azil,i një numri të kufizuar shtetasish shqiptarë në Mbretërinë e Suedisë, por edhe në të gjitha shtetet e tjera. Ministri i Rendit, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim në Stokholm, ku është takuar me homologun e tij, Tobias Billstrom. Duke pohuar faktin se në raport me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, Shqipëria ka numrin më të ulët të azilkërkuesve në Suedi, Billstrom u shpreh se do të ishte më e mira që ky fenomen të ndalet plotësisht. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, pasi bëri një rezyme të situatës lidhur me këtë fenomen, masave të marra, por edhe atyre që po merren në vijimësi, e garantoi kolegun suedez, se edhe pse ky fenomen nuk është në përmasa shqetësuese, nuk është toleruar dhe nuk do të tolerohet në asnjë moment. “Tashmë të gjithë e dinë se vullneti ynë për të mos toleruar çdokënd që tenton të kërkojë azil në vendet e BE-së është i pandryshueshëm. Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar protokolle, marrëveshje ripranimi dhe ka rikthyer e do të vijojë të rikthejë me shpenzimet e saj, çdo shetas që shkel rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së. Vetëm pak javë më parë, bazuar në Marrëveshjen e Ripranimit që ne kemi me Belgjikën, u rikthyen në Shqipëri 51 shtetas shqiptarë nga ky vend, operacion i mbuluar i gjithi me shpenzimet e Ministrisë se Brendshme të Shqipërisë. Kemi nënshkruar marrëveshje të ngjashme me 11 vende të BE-së dhe jemi të gatshëm që të nëshkruajmë, në çdo çast, edhe me Mbretërinë e Suedisë një marrëveshje të tillë”,-u shpreh ministri i rendit Noka gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij Suedes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency