Amnistia Dogji me cigare në trup të dashurën, prokuroria kërkon pushimin e gjykimit

0
148

Amnistia në këtë 100-vjetor të formimit të shtetit shqiptar ka sjellë një fluks kërkesash në Gjykatën e Tiranës nga të dënuar, persona nën gjykim apo vetë prokuroria për personat e liruar me kusht. Prej ditës së premte të javës së kaluar, gjyqtarët e seksionit penal të Gjykatës së Tiranës kanë nisur me shqyrtimin e kërkesave për amnisti, duke bërë që një pjesë e personave nën gjykim të përfitojnë lirinë. Edhe i pandehuri Roland Peraj, i akuzuar nga e dashura për mbajtje peng dhe ushtrim dhune, duke e djegur në pjesë të ndryshme të trupit me cigare për shkak të xhelozisë, dje është lënë i lirë, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është amnistuar. Ka qenë prokurori i çështjes ai që i kërkoi gjyqtarit të çështjes, Kreshnik Omari, pushimin e gjykimit për të pandehurin, pasi vepra penale “Heqje e paligjshme e lirisë” për të cilën ai akuzohet, është amnistuar. Nisur nga kërkesa e prokurorit, gjyqtari vendosi pushimin e gjykimit dhe lirimin e Perajt. Por, ky i pandehur nuk ka qenë i vetmi, pasi prej disa ditësh çdo gjyqtari i ka takuar të shqyrtojë 4 apo 5 kërkesa të tilla. Sipas gjyqtarit Sokol Tona, prej amnistisë ulet volumi i punës për të paktën 1 të tretën e çështjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency