Pa shtëpi e pa makinë/ Gazetari ironizon Veliun: Si do i sekuestrosh pronat e mafiozëve…

0
78

Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u përball sot me Vetting, ndërsa nga raportimet doli se ishte pa makinë, pa shtëpi dhe justifikonte të ardhurat e deklaruara.

Por gazetari, Elkier Bushkolaj, përmes një postimi në rrjet ka ironizuar situatën e prezantuar për kryepolicin.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”, shkruan Bushkolaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here