Tekniku Tito: Madridi nuk më intereson

0
126

I ftohte dhe kalkulues. Në koherencë për shtyp, Vilanova u pyet për ndeshjen e fundjavës midis Realit dhe Atletikos, për derbin e kryeqytetit. “Për mua nuk është e rëndësishme nëse fiton Reali apo Atletikoja. As nëse ne shkojmë 14 apo 16 pikë larg Madridit. Ne mund të jemi edhe 8 pikë diferencë në fund të ditës. Çdo ndeshje për ne është e rëndësishme dhe duhet luajtur”. Madje, ai deklaroi se nuk do ta shihte derbin madrilen. “Në fakt, gjatë kohës së ndeshjes do të jem në konferencë për shtyp”. Gjithashtu, ai foli edhe pritjet e tij në fillim të sezonit. “Në fakt, nuk e mendoja që ne do të kishim këtë diferencë ndaj Realit në fillim, por më e vështirë është puna jonë, sepse duhet ta ruajmë këtë diferencë”. Edhe pyetjet për Topin e Artë nuk munguan, por Vilanova nuk dha një emër të saktë. “Nuk mendoj se lojtarët janë të shqetësuar për shkakun se kush do ta fitojë. Ne si skuadër jemi të nderuar që kemi disa lojtarë të skuadrës kandidatë dhe për më tepër kur janë të nxjerrë nga ekipet e moshave”. Mesi apo Iniesta? “Do të isha i lumtur për të dy, nuk ka rëndësi kush e fiton”. Ndërsa për trajnerin u përgjigj thjesht duke lënë jashtë liste rivalin e tij të “Bernabeut”, Hoze Murinjo. “Pep e meriton në nivel klubesh, ndërsa Del Boske ka meritat për Spanjën e këtyre viteve”. Tito foli edhe për sulmuesin Lorente, i cili është përfolur si mundësi transferimi drejt katalansve këtë merkato janari. “Të gjithë i dimë cilësitë e Lorentes, ai do të ishte i mirë për të luajtur në çdo ekip të madh evropian”. Ai preku pak edhe rikthimin e Abidalit. “Nuk është surprizë të shikosh Erikun të kalojë kohën në fushë me ne, ai po rikuperohet shpejt dhe sot ishte me ne për të bërë rutinën. Ne jemi të lumtur që ai midis nesh”, – e ka mbyllur strategu i katalanasve, i cili gjatë këtij sezoni po tregohet zëvendësues i denjë i paraardhësit të tij, Guardiola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency