“LSI mbështet më shumë se çdo parti të rinjtë”/ Kryemadhi: Në 25 prill votë për ndryshimin dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptare

0
100

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, po zhvillon një takim me banorët në njësinë nr.7 në Tiranë.

Gjatë takimit Kryemadhi është shprehur se LSI, mbështet më shumë se çdo parti të rinjtë.

 

Fjalimi i plote

Përveç LSI më thoni kush parti ka vite rresht që ndërton breza me politikanë të rinj, duke filluar nga Erisa Xhixho që ka qenë Kryetarja e parë e LRI dhe sot pas 17 vitesh ajo është Nënkryetare e LSI. Për të vazhduar te Endrit Braimllari që ishte Kryetari i dytë i LRI dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI. Kejdi Mehmetaj që drejton sot qarkun e Fierit, Floida Kërpaci që sot drejton Njësinë e Kombinatit. Te Klajda që erdhi nga Britania e Madhe në 2011 pasi mbaroi studimet dhe iu bashkua LSI dhe sot ajo është këtu mes nesh nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të kontribuojë me besimin se Shqipëria do të bëhet një vend evropian. Tek shoku im i vjetër themelues i LSI Luci Qafoku e të të gjithë djemtë dhe vajzat e Njësisë 7 që sot janë bërë nëna edhe baballarë. E pra kjo është LSI. Është kjo strukturë që ka forcën, ka zhvillimin, ka dëshirën për ta ndërtuar këtë vend. Prandaj ju them votoni numrin 6, mos ndaloni asnjë ditë. Nga dita e sotme dhe 18 ditë na kanë ngelur, 18 ditë të cilat janë 18 ditë që janë edhe shumë ditë për të qenë nën thundrën e makthit të Rilindjes por janë dhe shumë pak për të punuar dhe për të trokitur në çdo derë, për të takuar çdo qytetarë dhe për ti bindur ata që të shkojnë në qendrat e votimit më 25 prill. Strukturat tona kanë për detyrë të verifikojmë ku janë, ku nuk janë dhe për të shmangur çdo lloj zhurme që kanë bërë që iu kanë ngatërruar emrat njerëzve nëpër lista, nëpër qendra të tjera. Prandaj ti verifikojmë emrat nëpër lista. Ti nxisim që të shkojnë të votojnë. Mos harroni merrni kartat e identitetit me vete, pasaportat dhe vota juaj do të jetë votë jo kundër Edi Ramës por do të jetë votë për fëmijët tuaj. Do të jetë votë për ndryshimin,do të jetë votë për të ardhmen, votë për atë që gjithë shqiptarët dhe fëmijët tanë meritojnë për një Shqipëri Europiane, për një jetë më të mirë dhe për atë që ka bekuar Zoti këtë vend të mrekullueshëm por që duhet ta kalonim dhe fazën e sfilitjes me Rilindjen e Edi Ramës. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here