Sokol Bedini Prangoset tek “Komuna e Parisit” trafikanti i drogës, u dënua në Itali me 250 vite burg

0
695

Arrestohet nga policia e Tiranës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane. Sokol Bedini, është prangosur nga Grupi i Operacioneve Speciale, teksa ishte duke qëndruar në një kafe në zonën e “Komunës së Parisit”. 40-vjeçari Bedini është kapur për shkak se drejtësia Italiane e ka dënuar atë me 25-vite burg për akuzën e “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Sipas drejtorisë së policisë së Tiranës, ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës, më datë 24 tetor 2012, pasi Interpol Roma njoftoi se për shtetasin e mësipërm autoriteti Gjyqësor i Milanos Itali, me vendim penal të datës 16 janar 2009, e ka dënuar me 24 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar droge” dhe “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 73 e 80 dhe 81 e 110 të KP Italian. Falë një pune të mirorganizuar dhe profesionale të strukturave të operacioneve speciale dhe kërkimit u arrit saktësimi i vendndodhjes së tij, duke u ndaluar në afërsi të rrugës së “Komuna e Parisit” në kryeqytet. Gjatë momentit të arrestimit Sokol Bedini, nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj bluve të Tiranës. Shtetasi i mësipërm u ndalua për qëllim ekstradimin në shtetin Italian. Aktualisht materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency