Basha, vizitë në familjen e Hanke Kitës, gruas që ka moshën e pavarësisë së Shqipërisë

0
174

Kryetari i Bashkisë ka zgjedhur që në këtë 100-vjetor të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Basha bëri një vizitë në familjen e znj. Hanke Kita, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.

Znj. Kita, tashmë 100 vjeçe, ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional-Çlirimtare. Kreu i bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100-vjetorit të pavarësisë, me mbishkrimin: “Dëshmitare e 100 viteve të pavarësisë”. Anëtarët e familjes Kita e vlerësuan këtë gjest të Kryebashkiakut Basha. Mbesat e znj. Hanke e konsideruan një dhuratë të çmuar për gjyshen e tyre, në këtë 100-vjetor të pavarësisë dhe një simbol që do ta ruajnë, në kujtim të gjyshes së tyre, sot 100 vjeç dhe të 100-vjetorit të pavarësisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency