Dita Botërore e ndërgjegjësimit për Autizmin! Presidenti Meta: Sa më shumë përkujdesje dhe dashuri

So ne Diten nderkombetare te ndergjegjesimit per autizmin presidenti Ilir Meta hap dyert e presidences per te mirpritur studente me aftesi ndryshe te Liceut Jordan Misja, te cilet kane talente ne fusha te ndryshme. Presidenti dha mesazhin e forte per sa me shume dashuri

Shumë i lumtur të nisja ditën duke i uruar mirëseardhjen në Presidencë, Drini Sallakut, një student me aftësi ndryshe, por jashtëzakonisht i talentuar në pikturë.
Së bashku me shokët e shoqet e tij, si dhe me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”, ne patëm kënaqësinë të përuronim edhe ekspozitën e 11-të të Drinit me 20 piktura, i cili tashmë ndihet i mirëintegruar në klasën dhe shkollën e tij.
Sot me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre.
Shoqëria shqiptare ka ende shumë nevojë për të rinj që shfaqin solidaritet dhe të cilët janë faktor i rëndësishëm për të sjellë ndryshimin e madh në kauzat sociale.
Falënderim të veçantë për nënën e Drinit, Edlirën dhe për të gjitha nënat e mrekullueshme që kujdesen me shumë dashuri për rritjen dhe edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

Fotografia e Ilir Meta

 

Fotografia e Ilir Meta

 

 Fotografia e Ilir Meta
Fotografia e Ilir Meta
Dita Botërore e ndërgjegjësimit për Autizmin! Presidenti Meta: Sa më shumë përkujdesje dhe dashuri

Kur konçesioni është më i shenjtë se

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko