Gratë inatosen me gjithkënd…!

0
166

Bardhyl Londo

 

Bardhyl Londo poeti i brezit të viteve ‘89-të ndër të vetmin lëvrues të poemës, nuk rresht së dhëni poezisë shqipe lirizimin itensiv, në një eter personal duke ju përgjigjur një gjendje shpirtërore të ekuilibruar me materien. Poezi me metrikën standarde, Londo vlerësohet për jehonën melodike dhe traditën e pasur të vargjeve Toskë

 

 

eduaNjë gotë verë në Pargë

 

Si një pelegrin i rikthyer në tempull

etjedjegur nga rruga e largët,

në kafenenë e parë buzë detit rrëkëllej një gotë verë

dhe pi Pargën

 

 

Prostitutat e qytetit të madh

 

Si do t’ia bejmë për një flirt sonte, sepse

për dashuri as që bëhet fjalë. Në hollin e hotelit Kosmos

prostitutat presin në radhë. Gjunjëzbuluar nëpër kolltukë

të gatëshm të fusin mes gjunjëve qytetin e madh. Jashtë

 

dritat e makinave bien mbi dëborën e pistë. Rrugët e qytetit

ndotin me llumëtirë menustracionesh. Menopauza

kurrë s’do ta shterpojë këtë qytet. Vetëm vetmia

qenka e tmerrshme në këtë qytet të zhurmshëm. Madje

vetmia me kurvat pranë më e zezë është

se vetë varri. Vetëm vetminë ka të madhe ky qytet. Vetë

është aq i vogël sa futet në shalët e një prostitute. Por

si do t’ia bëjmë për një flirt sonte sepse

për dashuri as që bëhet fjalë.

 

Vetminë vrite me kurvën e parë. Nesër

do të lindë një qytet i madh si ky. Sepse

vetëm nga flirtet, kurrë nga dashuritë, kanë lindur qytet e mëdhenj.

 

 

Vasilika

 

Dimër edhe verë

200 vjet në shkallë

pret Vasilika-psherëtima e bardhë e Ali Pashës.

Pret e pret Penelopa moderne.

Dimrit

si një e-mail vetëtimash Ali Pashaj i dërgon një buzëqeshje.

Mëtonjësit ikin të tmerruar.

Shtëpia në Litharicë mbetet vetëm e Saj dhe e Ali Pashës.

Verës

trupi pa kokë i Vezirit plak

nëpërepos rrokulliset

vargjet dhe kapitujt bën katrahurë.

Eposi mbetet vetëm i Trupit dhe i Vasilikës.

Ditën

qan mbi trupin.

Natën fle me kokën

singrica me tokën.

Ngrica dhe Toka janë vetëm të saja dhe të Ali Pashës.

Penelopa moderne as vetë nuk e di se ç’pret

ditët duke numëruar me gishta si tespije.

Të lodhur

mëtonjësit janë shpërndarë prej kohësh shtëpive publike të Janinës

pëlhura e endur netëve shitet në tregun e Gabit.

Pret Penelopa moderne.

Me gishtat e bukur numëron ditët si tespijet e bardha të Ali Pashës.

 

Mëtonjësit u lodhën.

Të pashpresë bredhin shtëpive publike të Janinës

pëlhura e endur netëve të pritjes shitet në tregun e Gabit.

 

E zeza tragjike e Ballkanit

 

Kanë ndërruar shkrepat e Ballkanit. Autostradat

si rripa të stërmëdhenj shtrëngojnë belin e gadishullit tragjik.

Po prapë fastfudeve, kafeneve dhe restoranteve të zhurmshme buzë autostradave

kudo kam parë

plakat me të zeza.

 

E verdha është e Van Gogut,

bluja e Ticianit,

e zeza tragjike e Ballkanit mitik.

 

Gratë shfaqen më të ngrysura se e zeza që kanë veshur,

të inatosura me gjithkënd, por nuk e dinë përse,

gati janë të nisin luftën, por nuk e dinë se kë kanë armik,

mërmërisin fjalë që nuk i kuptojnë as vetë

ndonëse flasin në gjuhën e tyre,

flenë dhe zgjohen me kujtimin e të vrarëve nëpër luftëra

të cilat nuk i dinë përse janë bërë,

I kanë harruartë gjitha rrugët nga skleroza e pamëshirshme,

vetëm rrugën për në varreza s’e ngatërrojnë kurrë,

ngrenë këngë vaji për bij e bija që kanë rënë

duke shkelur kufij për të dalë në një botë të madhe,

duke kaluar dogana me një koli cigaresh kontrabande

sa për të mbajtur fëmijët me bukë,

dridhen nga tmerri kur kujtojnë vajzat e vrara me përdhunë

semaforëve të kuq të metropoleve evropiane.

 

Impozante si perandorë spektërrendë

nuk e morën vesh kurrë se çfarë perandorie zotërojnë,

mallkojnë veten dhe fqinjët,

as vetë s’e dinë përse,

vitet i masin me një kalendar që as ato vetë s’e kuptojnë:

kur u vra filani,

kur qëlluan filanin,

kur iku djali i madh…

 

Bijat dhe mbesat e tyre tani vishen krejt ndryshe,

moda nga Parisi dhe NJu-Jorku më shpejt vjen tek ato se kudo tjetër

Po prapë brenda tyre diku rri fshehur

dhe është gati të shpërthejë

e zeza e pikëlluar e Ballkanit.

Marrë nga revista “Poeteka”, numri 17, vjeshtë 2010

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency