Sejamini: Lulzim Basha është i izoluar nga ndërkombëtarët, ia kanë hequr vizën!

0
93

Neritan Sejamini thotë se Lulzim Basha, ndryshe nga çfarë ai përpiqet të propagandojë në publik, është i izoluar nga ndërkombëtarët.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Basha i përmend gjithmonë të huajt në deklaratat e tij, sepse e ndjen peshën e izolimit prej tyre. Kjo shpjegon edhe gënjeshtrën e tij, se ndërkombëtarët ndërmjetësuan që ai dhe Rama të bëjnë reformën zgjedhore, deklaratë e cila u rrëzua nga ambasadat e SHBA, MB dhe delegacioni i BE.

“Po të shohësh kur flet Basha, përmend gjithmonë ndërkombëtarët. Ai do të krijojë kontrast me zotin Berisha dhe të justifikohet që nuk e kam tradhtuar Berishën, por jam me aleatët strategjikë. E dyta, zoti Basha vetë është i izoluar ndërkombëtarisht. Nuk e pret njeri, nuk e takon asnjë ambasador. Nuk e ka ftuar njeri as në DASH. Të huajt ia kanë vënë vizën, e kuptojnë pozicionin e tij.

Duke qenë se do të justifikojë legjitimitetin, e ndjen dhe peshën e izolimit të tij, e thekson këtë vazhdimisht. E imagjinon ti një parti politike, me 3 mijë anëtar, qenka aleat strategjik i zotit Basha? E kupton sa qesharake është kjo gjë?

Edhe të huajt duhet të marrin një përgjegjësi të re sot. Nga ata nuk mund të presim të bëjnë gjëra që nuk i bëjmë dot vet. Ata kanë një rol sepse disa nga këto reforma kanë qenë të mbështetura prej tyre. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të dënohet e gjithë opozita për shkak te zotit Berisha”, tha Sejamini.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here