“60 tarifa janë eliminuar”, PD: Buxheti i 2013-ës, ulje taksash për kryeqytetin

0
163

 

buxhetiDrejtues të pushtetit vendor dhe qendror kanë vijuar dje takimet me bizneset për t’u njohur më nga afër me problematikën e përditshme të këtij biznesi dhe për të reflektuar atë në vendimmarrje dhe në rregullat me të cilat pushteti vendor dhe qendrorë i shërben këtyre bizneseve. Në këto takime, anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, njëkohësisht edhe këshilltare për ekonominë e Kryeministrit, Suzana Guxholli, deklaroi se në projektbuxhetin e 2013-ës të bashkisë, parashikohen heqje taksash të përkohshme dhe lehtësira të tjera për biznesin. “Siç e shihni, të gjitha bizneset e vogla, me të cilët ne biseduam sot, u shprehen se ishin të kënaqur nga barra fiskale, nga taksat. Kuptohet kanë problemet e periudhës së vështirë të krizës botërore ndërkombëtare, por njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë që pa taksa nuk ka shtet. Sepse taksat janë një detyrim dhe detyrë qytetare e çdo individi dhe çdo biznesi, për të kontribuuar për shoqërinë dhe për të zhvilluar biznesin e tyre, apo mirëqenien e tyre”, – tha ajo. Ndërkohë lidhur me propozimin e kryesocialistit Rama për të zeruar taksat, Guxholli e cilësoi atë si të pamundur. “Edhe Karl Maksi në “Manifestin” e tij, ndalet deri tek taksa progresive, ndërsa kryetari i opozitës shkon edhe më tej, shkon tek taksat zero. Vetëm Enveri bëri paradoksin e taksës zero në teori dhe shkatërroi ekonominë. Ndërsa bizneset dhe të gjithë individët janë të ndërgjegjshëm, që zhvillimi bazohet në taksa të ulëta, në taksa që ofrojnë shërbime. Taksa të cilat, bashkia e sotme i ka shndërruar për biznesin e vogël nga vlera 142 mijë e 200 lekë që kanë qenë në kohën e Ramës, (kur ishte kryetarë bashkie) në vlerën 67 mijë e 900 lekë që është taksa që duhet të paguaj sot biznesi i vogël. Ndërkohë që, të gjithë e dimë që rreth 60 tarifa dhe pagesa janë eliminuar”, – u shpreh për ekonominë e Kryeministrit Suzana Guxholl, e cila në këtë takim shoqërohej nga Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës, Andia Pustina, si dhe përfaqësuesi i PD-së, Ferdinand Shehu. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit të vogël e kanë vlerësuar qeverinë qendrore dhe bashkinë, që u kanë ardhur në ndihmë me anë të politikave fiskale të ndërmarra deri tani, duke kërkuar ligj dhe taksa të ndershme dhe të përballueshme për biznesin. “Politika fiskale e bashkisë dhe e shtetit më duken normale. Ne po bëjmë një vit që e kemi hapur si biznes dhe jam i kënaqur me të ardhurat që na sjell, ku në bazë të kësaj unë kam punësuar edhe dy punëtorë, çfarë do të thotë që biznesi ka rritje. Mospagimi i taksave nuk më duket normale, është një detyrim ligjor, siç e kanë të gjitha shtet e botë, sepse me ato taksa bëhet e mundur krijimi i kushteve dhe shërbimeve më të mira ndaj nesh si biznes, por edhe si qytetarë”, pohuan tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin përgjatë bulevardi “Bajram Curri”, – në njësinë bashkiake numër 5.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency