Strategjia për zgjedhjet, Rama, mbledhje “të fshehtë” në Durrës

0
161

ediKreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar dje një mbledhje, në “fshehtësi” të plotë ndaj mediave, me përfaqësuesit e lartë të selisë rozë, ku temë kryesore diskutimi ka qenë strategjia që pritet të ndjekë opozita në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. E zhvilluar në Golem të Durrësit, mbledhja me krerët e PS-së u përqendrua kryesisht tek taktika elektorale, programi politik dhe koalicionet e mundshme. Vetëm pak ditë më parë, në punimet e asamblesë socialiste të Tiranës, u bë e ditur strategjia elektorale e vitit 2013, ku kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi bëri thirrje që çdo socialist të trokasë derë me derë, në mënyrë që me frymë elektorale të rrëzojë mazhorancën aktuale qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në këtë asamble u bë e ditur edhe slogani kryesor i fushatës së Partisë Socialiste, “Për një votë më shumë”, duke nënvizuar se ruajtja e votës do jetë objektivi primar për opozitën në zgjedhjet e 2013-ës. Po ashtu, pjesë e kësaj strategjia është edhe “Ushtria e Vullnetarëve të Fitores në Terren”, e cila sipas PS-së, së bashku me programin, do të bëjë të qartë se pse duhet votuar PS. Mbledhja e djeshme e mbajtur në fshehtësi nga mediat, vjen pas asaj të zhvilluar në Korçë në fund të muajit gusht, ku Rama mblodhi anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe pjesëtarë të stafit, për të diskutuar lidhur me strategjinë dhe programin e PS-së.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency