Buxheti, 52 % e projekteve të programuara nuk kanë marrë asnjë financim në fund të 7-mujorit

0
142

Nga 2212 projekte të programuara për financim nga buxheti i vitit 2019 në zërin e investimeve publike, më pak se gjysma e tyre janë financuar dhe pjesa tjetër 1146 projekte ose 52 për qind totalit nuk ka marrë asnjë financim gjatë periudhës 7 mujor, janar-korrik .

Vetëm 4 projekte kanë marrë financime mbi 1 miliardë lekë, që përfaqësojnë investime në infrastrukturën rrugore dhe armatime për forcat e ushtrisë.

Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave shihet se projekti më i financuar ka qenë koncesioni për ndërtimin e rrugës së Arbrit me 2.5 miliardë lekë. Projekti i dytë më i financuar ishte kompensimi i për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse për HEC-et mbi lumin Devoll.

Projekti i tretë më i financuar ishte ndërtimi i segmentit Qukës-Qafë Plloqë me 1,2 miliardë lekë. Projekti i katërt më i financuar ishte blerja e armatimeve për forcat e ushtrisë më rreth 1 miliardë lekë.

1142 projektet e tjera janë financuar poshtë kufirit 1 miliardë lekë. Nga të dhënat shihet se vetëm 61 projekte janë financuar nga 100-deri në rreth 990 milionë lekë gjatë 7 mujorit.

Nga tabela e projekteve që janë financuar këtë vit 326, projekte janë financuar 10-100 milionë lekë, dhe pjesa tjetër, mbi 750 projekte janë financuar poshtë vlerës 10 milionë lekë.

Deri në fund të muajit korrik nga buxheti i shtetit janë financuar për investimet publike 34 miliardë lekë ose 38 për qind e programimit vjetor.

Në krahasim me 7 mujorin ne muajin gusht shpenzimet kapitale u rriten edhe me 4 miliardë lekë, duke arritur në rreth 38 miliardë gjithsej për të gjithë 8 -mujorin.

Gjatë periudhës janar-gusht shpenzimet kapitale ishin 13 për qind më të ulta ose rreth 45 milionë euro më pak se programi dhe rreth 12 milionë euro më të ulta se fakti i një vit më parë.

Së fundmi qeveria ka rishikuar me ulje buxhetin e vitit 2019, teksa pjesa më e madhe e shkurtimeve është bërë traditë që të vijojë në zërin e investimeve.

MONITOR

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here