‘Ferri në Tiranë’/ Ish-kryeministri akuzon Veliajn: I vetmi kryeqytet me hyrje kryesore me një korsi

0
112

Rrugët e bllokuara të Tiranës janë kthyer në makthin e qytetarëve qe nxitojne per te kapur rritmin e dites.

Segmenti i Unazës së Re, ku firma e ndërtimit po kryen punime paralelisht me makinat që qarkullojnë dhe këmbësorët që kalojnë pranë makinerive të rënda, është përditë një makth.

Ndërkaq, trafiku te kthesa e Kamzës është një tjetër skandal që ndodh në Tiranë, pasi makinat duhet të kalojnë në një rrugë me vetëm 1 korsi hyrëse.

‘Një ferr i vërtetë, trafiku në Tiranën e Lal Plehut, e cila është kryeqyteti i vetëm i planetit me hyrje kryesore me një korsi. – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook dhe e ilustron me pamje.

– Shikoni videon e qytetarit dixhital.’

Kjo është Tirana e vërtetë dhe jo ajo që paraqet dhe propagandon Erion Veliaj me kronika të monutara,

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here