EMRAT/ Zhvatën miliona: Furi arrestimesh e ndalimesh në Postën e Korçës

0
114

Policia e Shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e Postës së Korçës Valter Gorën dhe ish-specialistin e Sigurisë Albano Bibon dhe ka ndaluar 7 punonjës të tjerë aktualë, pasi ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar rreth 23 milionë lekë nga kontratat e qerasë që bënte ky institucion.

Konkretisht, masa shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit” iu dha 7 punonjësve:  Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor nga Krimi Ekonomik-Financiar në Policinë e Korçës nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit. Këta drejtues dhe punonjës shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Si rrjedhim, në kuadrin e operacionit të koduar “Kontrata” u bë arrestimi i shtetasve:

-Valter Gora, 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë.

-Albano Bibo, 34 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni.

Për ta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Po ashtu, u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

-Adriana Koxheri, 59 vjeçe, me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë, banuese në Korçë.

-Kamela Myrte, 28 vjeçe, me detyrë llogaritare e parë, banuese në Korçë.

-Anila Koroveshi, 53 vjeçe, me detyrë specialiste shërbimesh, banuese në Korçë.

-Bardhyl Plane, 66 vjeç, me detyrë agjent kontrolli, banues në Korçë.

-Elona Galo, 34 vjeçe, me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec, banuese në Pogradec.

-Bledian Çoçka, 45 vjeç, me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

-Ermira Morava, 32 vjeçe, Shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë, banuese në Korçë.

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori Valter Garo ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here