Sot Komisioni i Ligjeve votoi draftin e Partisë Socialiste, i cili heq koalicionet parazgjedhore dhe mbyl listat e kandidatëve për deputetë. Praktikisht me këtë votim, PS i ka dhënë shkelmin final marrëveshjes së “5 Qershorit”, të arritur mes palëve në Këshillin Politik dhe të garantuar nga SHBA, Be dhe Britania e Madhe.
Propozimi i socialistëve i përcjellë nga Damian Gjiknuri përbën një shkelje të astër të rregullave të lojës të vendosura mes palëve. Ai godet hapur listat e hapura, duke i dhënë fuqi sërish kryetarit të partisë të vendosë se kush do kandidojë. Pra më pak demokraci e sigurisht më pak votë të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Të shkosh në zgjedhje me një propozim të përpiluar nga njeriu i dosjes “184” nuk ka ku të shkojë më keq. Damian “tërmeti” dhe kleçkat e tij elektorale ishte zgjidhja e fundit e Ramës për të ndalur sadopak shanset e një humbje thuajse të sigurtë në 25 prill. E megjithatë, përtej çdo makinacioni, në këto zgjedhje “rilindja’ nuk do ketë shans të ripërsërisë modelin e Dibrës dhe Shijakut. Uragani popullor është kaq i mllefosur ndaj sektit që keqqeverisi e varfëroi vendin, sa nuk ka skemë e sistem që e ndal.