Rama thotë se Kamza meriton një gomar për kryetar bashkie”, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë: Rakip Suli e mbaroi arsiminin e lartë 53 vjeç

0
97

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë Kamëz, Arjan Hoxha deklaroi sot se qytetarët do e refuzojnë modelin që ofron Edi Rama në krye të kësaj bashkie.

Gjatë takimit me qytetarët Hoxha u shpreh se Rama thotë se këta të fundit meritojnë një “gomar” për kryetar bashkie, por shtoi se ata do e refuzojnë një model të tillë.

“A e meritojmë një kryetar bashkie që ka përfunduar arsimin e lartë në moshën 53-vjeçare. Ne përballë kemi Edi Ramën, dhe sojin e tyre, Rakipi është një njeri që e kanë dërguar me mision në Kamëz. Në Kamëz ka marrë gjithmonë ndëshkimin sepse jemi një komunitet që vijmë nga zona kryesisht veriore dhe për këta Edi Rama ka fobi.

Ai thotë jo meritoni të keni një gomar kryetar bashkie. Ky ka sjellë një të tillë për të na drejtua ne por ne do e refuzojmë ne votë. Ne kemi një program të konsultuar me hallet e qytetarëve dhe prek çdo nevojë të qytetit tonë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here