4 Korriku/ Çfarë nuk dini mbi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

0
105

Ishte 4 korriku i vitit 1776 kur Shtetet e Bashkuara shpallën pavarësinë e tyre nga perandoria e Britanisë së Madhe. 4 Korriku është festa më e madhe kombëtare në SHBA.

Amerikanët e kremtojnë atë në oborret e shtëpive të tyre, ndërsa mblidhen në mbrëmje për shfaqjen emocionuese të fishekzjarrëve në sheshet kryesore të qyteteve. Barbekytë në natyrë, dhe kryesisht hot-dogët e famshëm dhe birrat janë menyja tradicionale e kësaj feste. Megjithatë 4 Korriku bart edhe kuriozitete të tjera, që mund të mos i keni ditur.

Vetëm Xhon Hankuk e nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë në 4 korrik 1776. Të gjithë të tjerët nënshkruan disa ditë më vonë.  Kongresi Amerikan e bëri Ditën e Pavarësisë një festë zyrtare për punonjësit federale vetëm në vitin 1870.

Yjet në flamurin origjinal amerikan, ishin brenda një rrethi, në mënyrë që të gjitha kolonitë të shfaqeshin të barabarta.

Kremtimi i parë i Ditës së Pavarësisë u mbajt në Filadelfia më 8 korrik 1776. Kjo ishte edhe dita kur u lexua për herë të parë në publik Deklarata e Pavarësisë, teksa njerëzit u thirrën në sheshin qëndror përmes rënies së Këmbanës së Lirisë.

Në vitin 1776, në kombin e ri jetonin vetëm 2.5 milionë njerëz. Sot popullsia e SHBA-së është afro 340 milionë.

Tre presidentë vdiqën pikërisht më 4 Korrik. Kështu një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë, Tomas Xheferson vdiq më 4 korrik 1826. Xhon Adams vdiq në të njëjtën ditë, 4 korrik 1826, ndërsa Xhejms Monro më 4 korrik 1831.

Vetëm një nga 45 presidentët ka lindur më 4 Korrik. Presidenti Kelvin Kulixh lindi më 4 korrik 1872, duke u futur përgjithmonë në librat e historisë. Ndërkohë aktori amerikan Tom Kruiz ka luajtur në një film me titull “ I lindur më 4 korrik”. Por kjo në fakt nuk ka asnjë lidhje me Ditën e Pavarësisë. Kruiz ka lindur në fakt më 3 korrik.

Çdo vit amerikanët ndezin për këtë festë rreth 10 mijë tonë fishekzjarre. Shumica e tyre importohen nga Kina, për një kosto prej afro 250 milionë dollarësh.

Një nga etërit themelues të SHBA-së, Benxhamin Frenklin donte që zogu simbol i kombit amerikan të ishte gjeli i detit. Ai tha se shqiponja është një zog me karakter të keq moral, ndërsa gjeli i detit është një zog më i respektueshëm. Në fund, propozimi i tij u rrëzua në favor të shqiponjës.

Shumica e amerikanëve nisin këtë ditë pushimet e tyre verore. Java e parë e korrikut, është zakonisht java më e ngarkuar e vitit për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara.

Edhe Filipinet e kremtojnë më 4 korrik festën e tyre kombëtare. Si një nga ironitë e historisë, më 4 korrik 1946, në Filipine u nënshkrua Traktati i Manilës, që i dha vendit pavarësi nga Shtetet e Bashkuara.

Monumenti madhështor në Malin Rashmor. Në faqen e Malit Rashmor është gdhendur fytyra e 4 presidentëve të famshëm amerikanë:Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Teodor Ruzvelt dhe Abraham Linkoln.

Ushqimi i preferuar i festës. Ushqimi i preferuar gjatë Ditës së Pavarësisë është hot-dogu, një lloj salçiçeje. Amerika konsumon rreth 150 milionë hot-dogë vetëm në këtë ditë. Ndërkohë konsumohen mbi 35 mijë ton mish pule

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here