“Shkyerja e teatrit ishte e trishtueshme dhe do te dhëmb gjatë”, aktori Mehdi Malkaj beson se do të rindërtohet

0
142

Në një prononcim për mediat, aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj deklaroi se ka shumë besim se Teatri i ri Kombëtar do të rindërtohet

“Si fillim njëherë, shkyerja e teatrit ishte e trishtueshme dhe do te dhëmb gjatë. S’jam në gjendje të shpjegoj këto që tha Ada. Por Teatri Kombëtar si nuk qenka i mbrojtur? Është kombëtar.

A kemi të drejtë të ndërrojmë vargjet e hymnin. Është kombëtar! Unë jam besimplotë në këtë rast. Po ta shohësh me vëmendje ajo që është prishur në vendin tonë, nuk është ndërtuar. Është e dhimbshme.

Më gjeni një kinema që është ndërtuar apo monument kulture. Ne për të prishur jemi kompetentë, për të ndërtuar, pak e vështirë. Ketu kam besim se do të rindërtohet. Ka një pjesë europiane që është e ndjeshme ndaj këtij teatri. Ata do të thonë fjalën e tyre. Fatkeqësia jonë kombëtare është se jemi të kufizuar me veten. S’kemi gjeruan apo austriak. Mësojmë vetëm nga vetja.”, tha Malkaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here