Një pyetje provimi mature: Pula, veza dhe Turi!

0
218

 Nga Ylli Dylgjeri

Një pyetje provimi mature:

Një burrë kthehet në shtëpi i bërë tapë dhe shtrihet në shtratin ku flinte gruaja e tij. Burri vdes në ënder dhe shkon në parajsë. Aty e pret Shën Pjetri. Gjithe inat Ai i thote Shën Pjetrit:
Ç’ështe kjo punë, unë nuk dua të vdes, dua të kthehem në tokë!
Shën Pjetri i thotë: nuk të kthej dot në botën e njerëzve, mund te te kthej vetem si kafshë!
– Dakord, – i thote burri, vetëm më kthe mes njerëzve!
Shën Pjetri i thotë: – Më ka mbetur mundësia vetëm
të të kthej si pulë!
Burri: Pranoj edhe si pulë!
Dhe, pas disa çastesh, burri e pa veten pulë në oborrin e një ferme. Gjeli i fermës e sheh se erdhi një pule e re. Pula e sheh dhe fillon të rënkojë!
– Çfare ke? – e pyet gjeli. –
Kam një siklet të brëndshëm, – i përgjigjet pula. – Ah, e di çfarë është, – i thotë gjeli, – me siguri ke një vezë, ndaj shtrëngohu që ta nxjerresh. Pula u shtrëngua dhe, ç’të shohë, me të vërtetë nxorri një vezë!
– A je më mire? – e pyet gjeli.
-Jo, – i thotë pula, u pakësua një herë por përsëri u shtuan dhimbjet.
– Me siguri ke edhe një vezë tjeter, – i thotë gjeli, -Nxirre!
Pula u sforcua dhe një herë dhe me të vërtetë polli dhe vezën e dytë!
Përsëri pati dhimbje, dhe tani që e dinte se mund të ishte një vezë e tretë, filloi të shtrëngohej!
Në këtë moment gjeni përgjigjen e saktë për vazhdimin :
1- Pula bëri vezën e tretë!
2- Turi e kapi për ta gatuar për drekë!
3- Hëngri një shpullë turinjve dhe një zë gruaje që i thotë: mbete duke dhjerë në krevat sa herë që bëhesh xurxull !
4- Gjeli i tha një fjalë në vesh dhe ja hoqi dhimbjen!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here