La Republique Française (1880) / Peticioni i ‘Lidhjes Shqiptare të Gjirokastrës’ drejtuar fuqive të mëdha

0
126

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Qershor 2020

 

“La République Française” ka botuar, të shtunën e 26 qershorit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me peticionin e Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Berlin, 24 qershor.

Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës sapo ka dërguar peticionin e mëposhtëm që t’u jepet anëtarëve të konferencës :

 

Të gjithë shqiptarët në emër të njerëzimit janë duke i bërë thirrje edhe një herë drejtësisë së fuqive të mëdha, duke u kërkuar atyre që të marrin seriozisht rrezikun me të cilin kërcënohen duke parë kështu atdheun e tyre t’i jepet të huajve.

 

Shqiptarët u kërkojnë Fuqive të Mëdha që t’u mbrojnë kombësinë dhe integritetin e atdheut të tyre.

 

Përndryshe, ata do të detyroheshin të vdisnin të gjithë, me armët në duar, në mbrojtje të të drejtave të tyre natyrore sesa të mbeten në mëshirën e të huajve.

 

https://www.darsiani.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here