Zbardhen dy kontratat e kompanisë CEZ Shpërndarje me DIA-n e Kastriot Ismailajt

0
176

 

kastriot islami

 

Kastriot Ismailaj, pronari dhe administratori i kompanisë “Debt International Advisory” me anë të dokumenteve fiktive, ka mashtruar duke përfituar rreth 3.7 mln euro nga kompania çeke CEZ Shpërndarje. Sipas prokurorisë, e cila shumë shpejt pritet të dorëzojë në gjykatë dosjen penale ndaj Ismailajt, që mbahet i izoluar në burgun e Fierit, DIA kishte nënshkruar dy kontrata me kompaninë çeke CEZ Shpërndarje për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitorët. Në dosje, hetuesit kanë renditur se Ismailaj që me krijimin e shoqërisë DIA ka mashtruar. Kjo pasi rezulton shoqëria DIA është krijuar fillimisht më 7 korrik të 2010 në Ishujt Virgjine të njohur si parajsa fiskale. Më pas, më 8 gusht të atij viti është regjistruar në QKR në Shqipëri. Ende pa u hapur këto shoqëri, konkretisht në maj të 2010 Kastriot Ismailajt me ndihmën e kunatit të tij i ka dërguar kompanisë CEZ Shpërndarje propozimin për të nënshkruar kontratën për implementimin e mbledhjes së borxheve të OSHEE-së, duke prezantuar edhe shoqërinë që në atë kohë nuk ekzistonte. Sipas prokurorisë, ky propozim i Ismailajt është përgatitur me kërkesë të këtij të fundit kundrejt pagesës nga dy-ekspertë ish-zyrtarë të administratës shtetërore, Petrit Ahmeti ish-anëtar i Entit Rregullator te Energjisë dhe ish-punonjësit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sokol Hysenaj. Kjo marrëveshje e propozuar nga DIA është nënshkruar më 1 shtator 2010 me operatorin e sistemit të shpërndarjes për mbledhjen e borxheve. Por kjo marrëveshje nuk është miratuar në mbledhjen e datës 25 nëntor 2010 nga anëtarët Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë CEZ Shpërndarje, duke rrëzuar marrëveshjen me DIA-n. Por pavarësisht mos miratimit të kësaj marrëveshje nga anëtarët e këshilli mbikëqyrës kompania DIA ka lëshuar po atë ditë dy fatura me vlerë 1.5 mln euro, që kompania CEZ Shpërndarje po atë ditë i ka transferuar në llogarit bankare të kompanisë DIA. Për të justifikuar këtë shumë, kryetari i bordit drejtues i kompanisë CEZ Shpërndarje çeku Josef Hajsek i ka kërkuar disa herë drejtuesve të kompanisë DIA që të kryenin procesin e identifikimit të debitorëve me qëllim pastrimin e sistemit të saj nga të dhënat e pasakta të debitorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here