Balliu thirrje për shqiptarët: Armiku i të gjithëve është kryeministri Rama dhe korrupsioni…

0
81

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis balliu u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen së banorëve të Unazës së Re, Bulevardit të Ri dhe Shkozës, pasi armiku i përbashkët i të gjithëve është kryeministri Rama dhe korrupsioni.

Balliu ishte mbrëmjen e sotme në mbështetje të banorëve të Unazës së re, të cilët kanë 30 ditë që protestojnë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e banesave.

‘Këta banorë këtu po luftojnë kundër korrupsionit të kësaj qeverie, pasi është korrupsioni që po i nxjerr këta nga shtëpia. Paratë e dëmshpërblimit të tyre i ka vjedhur Edi Ra,ma. Shumë shpejt llogaritë offshore të Ramës do të gjenden. Rama duhet të japë llogari se ku kanë shkuar paratë e taksave që këta banorë kanë paguar për 25 vite. Prandaj të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të bashkohen me këta banorë, pasi të gjithë jeni në luftë me korrupsionin. Shkoza u ngrit, bulevardi u ngrit, kështu duhet të bëjë çdo qytetar për të rrëzuar emblemën e korrupsionit me emrin Edvin Kristaq Ramën. Kambanat për qeverinë kanë kohë që kanë rënë’, deklaroi Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here