Arrestohet 28 vjeçari që vodhi në kantier…

0
117

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi në banesën e tij iu gjetën armë dhe municione pa leje.

Sipas burimeve zyrtare, policia arrestoi 28 vjeçarin Marjus Zoga, banues në Roskovec.

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Jagodinë” Roskovec, në kantierën Nr.185, nga rojet e një Shoqërie Private të Sigurimit Fizik, është konstatuar vjedhja e një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Marjus Zoga është autori i dyshuar i kësaj vjedhje.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krëhër automatiku me 17 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 134 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here