Mira K. si specialiste ujësjellësi na tha: Parku gati për fëmijët! Dhe pamja sot s’la vend për dyshime!

0
137

Titujt e njëjtë të disa prej mediave më të njohura kane rene ne sy mbrëmjen e djeshme,  të cilat vërtetojnë qartë se kanë ardhur të porositura nga Bashkia . Të gjithë përdorën titullin “Pas reshjeve të dendura të shiut, Parku Rinia gati të presë fëmijët”. E nisim me Mira Kazhanin, ku  mbrëmë ne portalin ne te cilin ajo drejton u publikua nje foto e shoqeruar me titullin qe parku eshte gati te prese femijet. Sic e dimë Mira K. drejton një portal që i bën fresk Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt. Vete Veliaj ka thene qe Kazhani e meriton të punojë tek ujësjellës-kanalizimet. Ndaj edhe portali i pare qe publikoi kete lajme “fantastik” ishte ai i Mira K. Kjo e fundit paguhej deri para një muaji me 830 mijë lekë të vjetra në muaj nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, e cila “ushqehet” nga taksat e banorëve të Tiranës. Nisur nga kjo, këshilla e Mira K. për kryeqytetasit , erdhi jo vetëm si porosi e lalit, por edhe si specialiste ujësjellësi që ajo u bë përgjatë kohës që punoi te UKT. Dilni tha Mira K. se Parku Rinia nga kënetë u kthye sërish i “rehabilituar”. Por ndërsa fotot e marra nga sot, na tregojnë se nga kënetë Parku ishte kthyer në një moçal balte.

Herë tjetër specialiste Mira K. merr këshilla edhe nga kolegët më me përvojë në UKT e na ilumino më mirë!

 

…Mos  e harrojme pamjen e djeshme….qe mjaftuan pak minuta shi që të pérmbytej Parku Rinia që sapo ishte inaguruar, kostoja e së cilës ishte 1 miliardë lekë. Nese i shohim kete  foto te publikuara per situaten sot te Parku nga Lolita duket shume ndryshe nga realiteti i portalit te Mira K. Pamja e parkut eshte katastrofe, nderkohe Veliaj thote se eshte gati te prese femijet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here