Prapaskenat/ Arsyet pse u tërhoq Helidon Bushati i Shkodrës nga PD e Vulës

0
233

Pas dorëheqjes së Alfred Rushajt nga kryesimi i grupit parlamentar, një tjetër dorëheqje ishte gjëja e fundit që i duhej Lulzim Bashës këtë javë. Por në takimin që e la të pakënaqur Bashën pak ditë më parë, Helidon Bushati i qëndroi deri në fund vendimit për t’u tërhequr nga pozicioni si Drejtues Politik i Shkodrës.

 

 

Një burim i Lapsi.al në Partinë Demokratike tha se Bushatit i duhej të tërhiqej menjëherë, për të shmangur thashethemnajën që mund të krijohej pas shpalljes së kandidaturës për kryetar bashkie për Shkodrën, sipas të cilave ai mund të kishte pasur ambicie, por mund të ishte refuzuar.

Në fakt, arsyet e dorëheqjes kanë të bëjnë me klimën e vështirë në të cilën po kalojnë mbështetësit e Lulzim Bashës në PD.

Një burim i Lapsi.al pranë demokratëve, tha se me përshkallëzimin e situatës në parti, Bushati kuptoi se nuk mund ta kryente dot më detyrën që i ishte ngarkuar si Drejtues Politik. Jo vetëm kaq, por mbështetës të Berishës, militantë tradicionalë të së djathtës kanë pasur një acarim të vazhdueshëm për besnikërinë që deputeti shfaqi për Bashën, duke shtuar presionin dita-ditës që zgjedhjet e 6 Marsit afrohen.

“Pas shkarkimeve masive në strukturat drejtuese të PD-së, Helidon Bushati vërtet pranoi emërimin si anëtar i kryesisë së PD-së duke pranuar edhe rreshtimin pro Bashës, por asnjëherë nuk ishte i kënaqur as me akuzat për Berishën dhe as me ato për qeverisjen e 8 viteve të PD-së dhe as me dhunën e 8 Janarit” tha burimi

“Ka ardhur një moment në Shkodër që është e pamundur t’i bashkosh njerëzit dhe vetë deputeti ishte ne trysni të vazhdueshme nga baza. Së fundmi e pa se nuk e bënte dot më rolin që i ishte ngarkuar si Drejtues Politik, duke pasur parasysh se para janë zgjedhjet e 6 Marsit” shtoi burimi.

Çfarë po ndodh me demokratët e Bashës në Shkodër?

Me tërheqjen e Drejtuesit Politik ka mbetur një situatë politike shumë e vështirë. I kapur në befasi Basha emëroi menjëherë Enkelejd Alibeajn, një katapultim i panatyrshëm nga Mallakstra. Edhe për Alibeajn situata është e komplikuar.

Kryetar i degës së Shkodrës është Xhevdet Amuli, biznesmen dhe dashamirës i futbollit. Nëse nuk e kandidon për Bashkinë e Shkodrës, Alibeajt i duhet ta llogarisë patjetër mendimin e Amulit, i cili i ka qëndruar besnik Bashës në një moment kur shumica e anëtarësisë i ktheu kurrizin.

Çfarë ndodh me demokratët e Foltores?

Brrylat brenda mbështetësve të tij, Berisha i ka të zgjidhura. Të dielën në Shkodër zhvillohen “primaret” (zgjedhjet e brendshme) për kandidatin që do t’i përfaqësojë në 6 Mars. Në garë janë tre grupime, me ambiciet e tre emrave të njohur mes demokratëve të Shkodrës. Në garë pritet të hyjë kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi që kërkon një mandat tjetër. Është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka që kërkon rikthim dhe është ish-deputeti Bardh Spahia, i cili kërkon votën e demokratëve të Foltores për të qenë kandidaturë e tyre për Bashkinë.

Primaret zhvillohen të dielën dhe Berishës i duhet një proces sa më i pastër për të bërë diferencën me demokratet e mbetur me Bashën, të cilët janë në pritje të emërimit të kandidaturës nga Tirana.
Pikërisht për këtë situatë në Shkodër, Helidon Bushati zgjodhi të çaktivizohet dhe të tërhiqet në heshtje duke i lënë Bashës edhe ai vulën e partisë./Lpasi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here