Ka edhe kështu/ Për të shkuar në lokal në Gjermani nuk duhen maskat, por këto kapele të çuditshme…

0
124

Që të detyrojë mbajtjen e distancës ndërmjet tavolinave, një kafene gjermane detyroi klientët e saj që të vendosnin kapele noti. Të gjithë konsumatorët ulur jashtë kafenesë Cafe & Konditorei Rothe në Schwerin të Gjermanisë, u detyruan të vendosin kapele që mbajnë distancën prej së paku një metër ndërmjet tyre.

Mënyra se si po praktikohet kjo metodë inovative është ilustruar nëpërmjet një fotografie të realizuar nga persona prezentë, e cila është publikuar në rrjetin social ‘Facebook’. Kafetë dhe restaurantet kanë filluar të ri-hapen në Gjermani, derisa vendi po fillon të lehtësojë masat e ndërmarra kundër transmetimit të virusit në shkallë të gjerë.

Siç shihet në fotografi, konsumatorët nuk kanë vendosur maska. Shkalla e infeksionit në Gjermani filloi të ngritej gjatë fundjavës, prej 0,94 në 1,13.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here