Spaho: Rama të anulojë koncesionet dhe jo pagat e administratës

0
95

 

Ata kanë bërë shpenzime për zyra, shpenzime për udhëtime jashtë shtetit. I kanë zërat atje. Këto para mos ti mbajnë për pjesë të tjera të vitit. Por t’i anulojnë dhe t’i vendosin për të përballuar situatën nga COVID. 25.5 mln euro tendera vetëm në muajin mars, 225 tendera. Nga këto 3 mln, që do të thotë se 22 mln euro janë shpenzime të tilla që unë thash se nuk duhen kryer. Nuk mendoj se shteti shqiptar ka ngelur që të presë pagat e administratës, që të përballojë koronavirus, këto janë spekulime dhe propozime jo të ndershme. Para se të mendojë për rrogat e administratës, kryeministri duhet të ndërpresë koncensionet. Koncesionet duhet të anulohen, në buxhetin e shtetit janë 120 mln euro për t’u harxhuar për koncensionet. Tek ato para që mblidhen nga të ardhurat tatimore, një pjesë paguhen për koncesionet. Ne nuk kemi nevojë për këto shërbime sot. Kemi nevojë për shërbime bazë që kanë të bëjnë me COVID. Ka plotë rrugë që janë parashikuar dhe nuk është e nevojshme që të kryejnë tani. Rrugët dhe veprat e tjera do t’i ndërtojmë më vonë kur të jemi mirë ekonomikisht. Nuk është e ndershme që t’i presim pagën punonjësve. Jemi vendi me nivelin e pagave më të ulëta në Europë. Vetëm kosto janë marrë qytetarët mbi kurrizin e tyre.”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here