“Laj-thaj me Ahmetajn në çdo fatkeqësi”, Rakipi: Qesharake ideja, që po ra e keqja, merr Arbenin dhe zgjidhet!

0
111

 

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”. Ai është pyetur lidhur me faktin që kryeministri Rama, ka caktuar Arben Ahmetajn si “ministër të koronavirusit”.

Rakipi tha se në Shqipëri nuk mund të zgjidhjen problemet duke caktuar Arben Ahmetajn, sa herë ndodhin fatkeqësi dhe se kjo nuk është një mënyrë serioze, për të përballuar problemet e rënda. Rakipi tha se duhet të respektohen institucionet dhe se “laj-thaj me Arbenin”, është më shumë qesharake, se sa produktive.

Gazetari Nertil Agalliu: Rama kirjoi enkas një ministri dhe vendosi zotin Ahmetaj, i cili po menaxhon këtë situatë, një njohës i mirë i financave, pasi ka qenë edhe Ministër i Financave.

 

Ylli Rakipi: Janë habitur edhe të huajt, kam dëgjuar që duan ndihmën e Edi Ramës, për të patur një njeri të ngjashëm me Ahmetajn, sepse ai është Ministri i Tërmetit, Ministri i Koronavirusit, po të ndodhë ndonjë përmbytje larg qoftë, se tani kështu kanë filluar fatkeqësitë këto dy vitet e fundit, mund të jetë edhe i përmbytjeve edhe i zjarreve.
“Laj-thaj” me Ahmetajn, është më shumë një shfaqje qesharake, se sa një përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet, për të respektuar ekspertët që janë me shumicë, mjekët e mirë dhe të sakrificës që ka ky vend, por jo idenë se, po ra e keqja në këtë vend, merr Arbenin dhe u zgjidh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here