Standard.al

NASA ka zgjedhur Shën Valentinin për të nxjerrë këtë foto….

0

Pika e Kaltër, që shihet aq zbehtë, është Toka jonë, fotografuar më 14 Shkurt 1990, plot 30 vjet më parë, nga sonda hapësinore Voyager. Imazhi i saj, i marrë prej një distance 6 miliardë kilometrash, është më i largëti që ne kemi për planetin tone dhe eshte publikuar sot nga NASA si zgjedhje per Shen Valentin. “Kjo pikëz xixëlluese mes zbrazëtisë marramendëse, është vendi ku ne kemi ngritur jetët dhe historitë tona, është trualli ku ka ndodhur gjithshka ne dimë për pararendësit tanë, është toka ku presim ta ndërtojnë të ardhmen ata që na pasojnë. Është kjo shkëndijë e brishtë që bashkë me luftërat, dhunën dhe egërsinë ka ushqyer butësinë, dhëmshurinë, burrërinë, përulësinë, respektin, ndjeshmërinë. Edhe dashurinë e pamatë, që japim e marrim përditë!”, shkruan Mimoza Hafizi ne rrjetin e saj social, ndërsa shoqëron këtë foto të NASA-s.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.