Historia rrëqethëse e babait që nuk mundi të shpëtonte të birin nga flakët…

0
120

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol të Anglisë, ku një shtëpi u përfshi nga flakët dhe për pasojë vdiq një djalë i vogël 4 vjeç. Vogëlushi ishte bashkë me babanë e tij dhe vëllanë e tij të madh në shtëpi në momentin kur ra zjarri.

I ati, Shaun Harvey 28 vjeç, kur kishte kuptuar se çfarë po ndodhte ishte ngritur menjëherë dhe kishte tentuar të shpëtonte fëmijët. Por për fat të keq ai arriti të shpëtonte nga flakët vetëm një prej tyre.

Nga dhimbja e madhe 28-vjeçari ulëriti me të madhe, çka bëri që të britmat të dëgjohen edhe tek fqinjët. Një prej tyre tregoi për mediat e huaja se Shaun Harvey po bërtiste: Djali im ka vdekur, djali im ka vdekur. Unë vrava djalin tim.

“Unë po i thosha që nuk ka vrarë asnjë. Po i tregoja që ai bëri gjithçka mundi për të shpëtuar fëmijën e tij”, rrëfeu një prej komshinjve. Babai bashkë me djalin tjetër ndodhen të shtruar në spital për shkak të shokut që kaluan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here