5 këshilla që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur, sipas shkencës

0
114

Për të luftuar gjendjen e keqe dhe për të gjetur gëzimin, mund të jetë e mjaftueshme fare pak! Këtu janë pesë gjëra për të bërë që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur sipas shkencës.

1.Qëndrimi në ambient të hapur
Ecja, vrapimi dhe në përgjithësi, lëvizja jashtë në një park, në një plazh ose në pyll stimulon prodhimin e endorfinave, hormoneve të humorit të mirë. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e tensionit dhe përmirëson mirëqenien psikofizike.

2.Konsumi i çokollatës
Po ndjeheni të trishtuar? Çokollata e zezë është e pasur me triptofan, një pararendës aminoacid i serotoninës, hormoni i mirë i humorit. Ky aminoacid stimulon gjithashtu sintezën e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit psikofizik.

3.Dëgjo muzikë
A jeni i tensionuar dhe nervoz? Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Në momentet “jo” të mira, muzika është e shkëlqyeshme për të rikthyer humorin dhe për t’ju ndihmuar të jeni të lumtur. Kjo është e konfirmuar nga një studim i kryer nga Universiteti i Queen’s në Belfast.

4.Udhëtoni
Njohja me vendet e reja, zbulimi i kulturave të ndryshme është një përvojë që ju ndihmon të jeni të lumtur. Dhe këtë e konfirmon studimi: “Një jetë e mrekullueshme: konsumi eksperimental dhe ndjekja e lumturisë”është gjithçka që ju nevojitet.

5.Të ngrënit me njerëz të tjerë
Një studim i kryer nga Oxford Economyics dhe raportuar nga The Guardian zbuloi se njerëzit që hanë në shoqërinë e të tjerëve janë më të lumtur dhe ndjehen më mirë me veten e tyre sesa ata që hanë ushqimet vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here