Mashtroi me takimin/ Kryetari i Degës së PD “nxjerr zbuluar” Rudina Hajdarin

0
134

Përmes një postimi në Twitter, që mban datën 26 tetor 2019, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari njoftonte një takim, sipas saj, të zhvilluar po atë në Laprakë, me persona me aftësi të kufizuara.

“Sot u takova me banorë të Laprakës, ku diskutuam mbi problematikat që hasin individët me aftësi të kufizuara si mungesa e aksueshmërisë në rrugë, në institucione publike, etj & mungesa e medikamenteve nëpër lista. Zbatueshmëria e ligjit ekzistues është problem madhor për ta”, shkruan Hajdari.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të PD për Njësinë 11 në Tiranë, Florian Lila.

Përmes një postimi në Facebook ai tregon se, fotoja e servirur sot nga Hajdari është shkrepur në vitin 2017, kur, sipas tij, të dy luftonin në emër të Partisë Demokratike.

“I gjendur para pyetjeve të shumta të simpatizantëve dhe anëtareve të thjeshtë të PD-së të cilët na kanë mbështetur pa u lodhur gjate gjithë këtyre viteve të veshtira të opozitarizmit, në cilësine e Kryetarit te Degës 11- Tirane, ndjej detyrimin moral për të sqaruar se foto e publikuar nga zonja Rudina Hajdari së fundmi, eshtë realizuar në vitin 2017 gjatë një aktiviteti me personat me aftesi të kufizuara, kohe kur luftonim së bashku në emër të Partise Demokratike.

Dëshiroj të theksoj faktin se kontributi im do të vazhdoj te jetë i fuqishëm në forcimin e PD-së në zonë dhe kthimin e saj ne forcë qeverisëse”, shkruan Lila në reagimin e tij.

Postimi i Hajdarit, të cilit i referohet Lila:

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here