Lista e detajuar e Rejës/ Ja futbollistët më në formë të kombëtares

0
109
Kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës eliminatore për “Euro 2020” ndaj Francës më 7 shtator, dhe 3 ditë më vonë ndaj Islandës. Trajneri Edy Reja publikoi listën të shtunën, ku kishte shumë pak surpriza. Strategu italian siç edhe u justifikua para mediave, kishte përzgjedhur futbollistët më të aktivizuar në skuadrat e tyre, dhe në fakt statistikat i japin të drejtë. Për fatin e tij të mirë, pjesa e më e madhe e futbollistëve e kanë nisur si protagonist sezonin e ri, duke arritur që të gjejnë hapësira në ndeshjet e para.

 

Lojtarët që s’kanë prekur fushën – Vetëm 3 futbollistë nga lista e trajnerit Reja, ende nuk kanë mundur që të debutojnë në sezonin e ri. Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku edhe pse nisën një aventurë të re gjatë kësaj vere, nuk kanë mundur që të bindin trajnerët e ekipeve respektive. Mihaj shkoi me shumë bujë te PAOK, kampionët e Greqisë, por s’ka mundur të fitojë hapësira. Në krahun tjetër qendër mbrojtësi gjigant nuk është në planet e klubit nga Tardini dhe vështirë se do të ketë hapësira në Seria A. Sokol Cikalleshi është sulmuesi i vetëm që nuk ka zbritur ende në fushë për të luajtur, ndërkohë që spikat Elseid Hysaj, i cili ka luajtur vetëm një minutë në dy ndeshjet e para në kampionat.

Më të aktivizuarit – Të shumtë janë lojtarët që e kanë gjetur veten si protagonist në reparte të ndryshme. Në portë nuk ka asnjë dyshim, pasi të tre janë jo vetëm titullarë në skuadrat respektive, por edhe protagonistë javë pas jave me pritje fantastike.

Në mbrojtje Veseli vijon të mbetet titullar te skuadra e Empolit, ndërkohë që Mavraj dhe Ismajli ajnë ndër më të aktivizuarit. Gjimshiti si gjithmonë është titullar në ekipin e drejtuar nga Giampaolo, ndërkohë që në krahun e majtë Lenjani, jo vetëm që ka luajtur në vazhdimësi, por edheka shënuar një super gol në fundjavë. Në mesfushë pjesa më e madhe e futbollistëve kanë fituar minuta, ndërkohë që Qose dhe Ramadani janë dy ndër më të spikaturit. Në sulm, Bekim Balaj është më i spikaturi me 3 gola në 5 javët e para, ndërkohë që Uzuni ka luajtur si gjithmonë titullar, duke gjetur një gol në këtë fillim sezoni.

Formacioni me lojtarët më të aktivizuar:

5-3-2 ( duke u bazuar te skema e ndeshjes së fundit)

 

 

MINUTAT E AKTIVIZIMIT NE SFIDAT ZYRTARE

Portierët

Etrit Berisha – Spal – 180 minuta

Alban Hoxha – Partizani – 100 minuta

Thomas Strakosha – Lazio – 180 minuta

 

Mbrojtësit

Berat Gjimshiti – Atalanta – 180 minuta

Elseid Hysaj – Napoli – 6 minuta

Ardjan Ismajli – Hajduk – 532 minuta

Egzon Binaku – Norrkoping – 286 minuta

Marash Kumbulla – Hellas Verona – 168 minuta

Frederic Veseli – Empoli – 180 minuta

Enea Mihaj – PAOK – 0 minuta

Kastriot Dermaku- Parma – 0 minuta

Mërgim Mavraj – Greuther-Furth – 450 minuta

 

Mesfushorë

Amir Abrashi – Freiburg – 1 minutë

Keidi Bare – Malaga – 270 minuta

Ledian Memushaj – Pescara – 180 minuta

Klaus Gjasula – Paderborn – 270 minuta

Kristi Qose –  Ruzomberok – 570 minuta

Taulant Xhaka – Basel – 282 minuta

Ylber Ramadani – Velje – 451 minuta

Ermir Lenjani – Sion – 504 minuta

 

Sulmues

Myrto Uzuni – Lokomotiva Zagreb – 480 minuta

Bekim Balaj – Sturm Graz – 423 minuta

Sokol Cikalleshi – Akhisarspor – 0 minuta

Odise Roshi – Akhmat Grozny – 258 minuta

Rey Manaj – Albacete – 98 minuta

 

 Koha Jone

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here