Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës…!! Çfarë pritet????

0
119

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë kanë dalë sërish në protestë. Ata thonë se janë të pakënaqur me mënyrën si impelementohet Pakti për Universitetin.

Në Korçë, studentët i janë rikthyer protestës. Ata bojkotuan për një orë procesin mësimor dhe u grumbulluan para Korpusit Universitar.

Ata janë të pakënaqur me mënyrën si po impelementohet Pakti për Universitetin, prej të cilit ende nuk kanë parë përfitime konkrete.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha vlerëson veprimin e studentëve.

“Studentët guximtarë të Universitetit Fan Noli nisin protestën! Ata protestojnë kundër mashtrimeve të Edvin Kristaq Gënjeshtrës me paktin në letër me Universitetin! Ju lumtë”, shkruan ish kryeministri.

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here