Pse u detyrua të dilte vetë hapur? Patozi mbledh grupin themelues të partisë “Bindja Demokratike”

1
129

 Një ditë para regjistrimit në Gjykatën Administrative, Astrit Patozi ka mbledhur grupin themelues të Bindja Demokratike.

Të pakënaqurit e Partisë Demokratike kanë përgatitjet për krijimin e një partie të re politike. Në drejtim të saj pritet të jetë Astrit Patozi. Rreth orës 19:00 grupi i të pakënaqurve ka nisur takimin për konstituimin e forcës së re politike.

Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Ky i fundit prej orës 19:00 ndodhet në një takim me ish-eksponentë të tjerë demokratë, të cilësuar si të pakënaqurit dhe kritikët e Bashës.

Në përfundim të takimit pritet një deklaratë për mediat.

Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet nesër në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet  vendore të 30 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here