Vdekja e 25-vjeçares, arrestohen dy mjekë

0
115

Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy mjekë për vdekjen e 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit.

Në pranga janë vënë kardiologu Mehmet Ivaj dhe reanimatori Nikollaq Thano.

Rexhina Debrovanga Cërriku, ndërroi jetë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.

Burime nga Spitali thonë se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa nga ana tjetër saktësojnë se foshnja gëzon shëndet të plotë.

Por familjarët e vajzës, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzuan bluzat e bardha për vonesa e pakujdesi në trajtimin e rastit.

Sipas tyre, ndërhyrja e specialistit kardiolog ishte e vonuar.

“Sot vajti me këmbët e veta dhe bënte vizitat rregullisht” thotë i afërmi.

Zyrtarisht spitali i Elbasanit nuk ka reaguar për rastin, pasi pret procedurat standarde në këto raste.

Për të zbardhur shkakun e vdekjes së të resë priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here