Zikaltërit, fitore dhe festë… Inter “hipotekon” një vend në Champions

0
131

Skuadra zikaltër mposhti me rezultatin e pastër 2-0 SPAL-in në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Seria A. Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, fraksioni i dytë i lojës pa një Inter më cinik.

Megjithatë, duhej të vinte minuta e 68-të e takimit që takimi të zhbllokohej. Me ndihmën e devijimit të mbrojtjes dhe me sistemin VAR, Mateo Politano kaloi në avantazh të zotët e shtëpisë. Pak minuta më vonë ishte radha e Gagliardini për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për të marrë pikë të plota pas 2 javësh mungesë.

Me këtë fitore, Inter “hipotekon” një vend në Champions League, teksa mban vendin e katërt me 50 pikë, -1 nga Milani i një vendi më lart. Kujtojmë që në javën e ardhshme do të vendoset shumë për zonën që të dërgon në Champions, pasi do të luhet derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit.

Inter e ka festuar me fitore 111 vjetorin e krijimit të klubit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here