Manjani: Nxirrini përgjimet, prokuroria nuk bëzan prej Ramës! Me të drejtë të ligjit të robit n’tokë e të zotit n’qiell!

0
93

Nga Ylli Manjani

Me të drejtë të ligjit të robit n’tokë e të zotit n’qiell, çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave.

Meriton të dijë kush bleu dhe sa bleu?! Nëse është Rama, Luli apo Monika duhet ta dijë. Me çdo çmim!

Nuk shkon më e folura deklarative në publik, ku gjithnjë kundërshtari “ka bërë e bën namin, ndaj dhe ka frikë”…

Kush ka fakte duhet ti deklarojë në publik! Punë e madhe se do ti thonë “kazan” apo do të denoncohet për shpifje!

Aq më tepër që Prokuroria nuk vepron, nevoja për t’u informuar bëhet parësore.

Publiku duhet të kuptojë se për çfarë bëhet fjalë, duke i dëgjuar vetë ato përgjime, ose duke u njohur me fakte konkrete, të cilat ligjërisht mesa duket i ka hëngër dreqi…!

Kështu realisht i merr vetë në dorë populli fatet e veta…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here