Berisha: Asnjë votë për kopjen e ‘Lulzim bravës’! Logo e PD është ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe kandidati Elton Bano

0
102

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë në Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, në njësinë Administrative Bubullumë.

Ish-kryeministri Berisha ka theksuar se këto zgjedhje janë vërtetë lokale por rëndësia e tyre është tepër e madhe dhe se revolucioni i nisur do ta shpëtojë vendin nga narkoqeveria.

Gjithashtu Berisha kërkoi nga qytetarët që të mos ngatërrojnë logon në këto zgjedhje pasi logo e PD-së dhe opozitës shqiptare është logo e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati Elton Bano.

Berisha: Erdhi Rama dhe zotohet se do ua sjell rrugët në ngastrave të arave, por ky jo vetëm nuk u mor me ngastrat por bëri gjithçka për të dëmtuar fermerin.

Ndaj dhe asaj kandidates që ka zëvendësuar Fatosin, mos të gabojë sepse ajo bashki vetëm naftë ka shpenzuar 300-400 milionë lekë qoftë në fushatën e 25 prillit, qoftë shpërdorime, në vend që të vinte te ju nafta shkonte dhe shpërdorohej. Nuk po flas për afera të tjera që ju i dini, aferë më të tmerrshme janë ato të qeveritarëve. Flitet çdo ditë për aferën e djëgësva, 430 milion euro, kanë vjedhur në mënyrën më të imagjinueshme. Kanë vjedhur bashkë me kreun e qeverisë, pasi pa dijeninë e tij nuk mund të ndodhte.

Tani po përgatisin aferën më të madhe në Europë, përvetësimin e 810 mijë metra katror truall te Porti i Durrësit dhe metri kushton 2 mijë euro, dhe që merret e tëra jo nga Emar siç tha Rama para 1 viti por meret nga kompani nga shpellat përtetj detit ku me siguri është emri i Edi Ramës dhe Lulzim Bravës.

Këto zgjedhje janë vërtetë lokale por rëndësia e tyre është tepër e madhe. Ne kemi nisur një revolucion ku duam të çlirohemi nga narkoshteti. Ky narkoshtet bazohet në krimin drogën dhe terrorin ndaj qytetarëve. 38 mijë qytetarë janë arrestuar për dritat. Në asnjë vend të botës nuk arrestohet njeri për dritat që nuk i paguan. Por këtë ai e bëri që të mbillte terror te njerëzit njësoj si etërit e tij.

Nsaj dhe ne e kemi quajtu lëvizjen tonë një revolucion të vërtetë dhe ne do ta fitojmë betejën. Vota jua në 6 mars për Shtëpinë e Lirisë, kandidatin Elton Bano, ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Përveç kandidatit të Ramës, këtu kemi në garë edhe një kandidatë tjetër që është kopjen apo përfaqësues i Lul Bravës. Nëse ai e ndjente veten njeri tuajin dhe të përkushtuar për ju, ai hynte në garë dhe votohej. Nuk emërohej nga Sali Berisha por nga vota juaj. Por ai kishte frikë nga vota dhe donte vetëm emërim.

Lulizm Brava është peng kryekëput i Ramës. Kanë dalë dokumenta shumë të rëndësishme. Çështja e Toyota Yaris është çështje konkrete. Dosjen ja mbylli Rama dhe nuk pësoji asnjë gjë, por nga prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës do i shkohet deri në fund asaj dosje, ai është i inkriminuar dhe do të ketë probleme me të. Tani është zhdukur dhe nuk del sepse ka frikë se e gjuajnë me vezë, domate sepse i hodhi gaz demorkatëve.

Asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës, pasi çdo votë për të është votë e humbur për PD-në. Mos ngatërroni logon, logoja e PD është rrëmbyer me ndihmën e Ramës. Logoja e vërtetët e PD-së dhe opozitës shqiptare është logoja e Shtëpisë së Lirisë.

Në 6 mars votoni numrin 3 logon e Shtëpisë së Lirisë.

Rrofshi ju, rroftë Bubullima rroftë Lushnja dhe Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here