“Tumori po i konsumon sërish nofullën”, nëna 30-vjeçare nga Bulqiza apel për ndihmë

0
241

 

Florina Lika është 30 vjeçe e martuar me Sokol Likën. Ka tre vajza dhe më e vogla është një vjeç. Banon në Vajkal, Bulqizë me bashkëshortin dhe fëmijët.
Florina është operuar përpara pesë viteve në Tiranë në nofull, pasi një lloj “Tumori” po i komsumonte kockën e nofullës. Në këtë operim doktorët vendosën një metal në nofullën e saj si element plotësues dhe lidhës të nofullës.
Por këtë vit Florina ka filluar të ketë dhimbje të forta në nofull përsëri.
Pasi është kthyer tek mjekët që e operuan përpara pesë viteve, ata i thanë që sëmundja është përsëritur dhe po konsumon përsëri nofullën. Ata i thanë se duhet kryer urgjent ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por nuk siguruan nëse nofulla do t’i rezistojë thyerjes.
Bashkëshorti i saj, Sokoli, me ndihmën e një njohuri ka mundur të shkojë dhe të kryejë të gjitha egzaminimet paraprake në Münster, Gjermani.


Mjekët gjermanë kanë konkluduar që duhet një ndërhyrje urgjente në nofullën e Florinës, duke pretenduar se do të përdorin kockë që do ta heqin nga ndonjë pjesë tjetër e trupit të Florinës. Kostoja e kësaj ndërhyrje kirurgjikale është 35300€.

Çdo ditë vonesë që kalon, është me shumë rrisk për shëndetin e Florinës, pasi rrezikohet humbje e nofullës plotësisht dhe e gjithë jeta e saj.

Sokoli nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta përballuar këtë vlerë, pasi është i papunë. Çdo euro € e dhuruar në këtë llogari do të jetë një kontribut jetësor në ndërhyrjen që duhet bërë në nofullën e Florinës.

Sokoli dhe Florina falenderojnë dhe ju janë shumë mirënjohës çdokujt që do të investohet sado pak në këtë emergjencë shëndetësore në të cilën Florina gjendet.

Për të kontribuar klikoni linkun: Të ndihmojmë Florinën

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here