Rama bllokon planin rregullues për Shkodrën

0
176

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar rreth 3 muaj më parë planin e përgjithshëm rregullues për Shkodrën, por që nga ky moment ai nuk është zbardhur nga qeveria. Në këto kushte plani ka mbetur thjesht një projekt në letër, i pazbatueshëm, përsa kohë ai nuk është firmosur dhe ka hyrë në fuqi.

Plani mësohet se ka mbërritur në Bashkinë e Shkodrës, por ai nuk është firmosur nga Kryeministri Edi Rama, apo në mungesë të tij, nga zv.Kryeministrja Senida Mesi, sikundër ka ndodhur me dhjetra vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Shkodrës, më e madhja në veriun e vendit, të gjitha aplikimet kanë mbetur pezull, përsa kohë plani në fjalë është i pazbatueshëm, për shkak të një firme që mungon në dokument.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here