Standard.al

Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI-së në Elbasan

0

 

Ne jemi në kuadrin e lëvizjes në të gjithë Shqipërinë. E filluam me Vlorën që ishim bashkë me grupet parlamentare, ta vazhdojmë me Elbasanin dhe kështu me radhë. Takimi i sotshëm nuk është thjesht në kuadrin e anës organizative, por edhe për të bërë një lloj sqarimi për sa i përket hapave që do të ndjeki Fronti Opozitar, i cili do të ketë një axhendë shumë efikase dhe shumë të organizuar. Tashmë marrëdhënia e opozitës me Parlamentin e Edi Ramës nuk ka më asnjë lloj kuptimi. Nuk është opozita ajo që e bojkoton Parlamentin, por është maxhoranca ajo që ka bojkotuar Parlamentin. E ka bojkotuar Parlamentin për sa i përket të gjithë angazhimit të saj në marrëdhënie me qytetarët. Axhenda jonë do të jetë një axhendë shumë e shpejtë, do të jetë një axhendë shumë energjike dhe ne do të na duhet që strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë Shqipërinë të jenë mjaft të angazhuara dhe të ri organizuara. Sot kemi takimin me drejtuesit kryesorë të partisë, sepse më pas do të vazhdojmë edhe me strukturat e rinisë dhe me të gruas. Por ajo çka është më e rëndësishme është që ne do të na duhet krijimi i një axhende dhe evidentimin jo vetëm të problematikës që kemi në qytet, por dhe zhvillimin dhe evidentimin e të gjithë anëtarësisë së Lëvizjes Socialistë për Integrim, e asaj anëtarësie të Partisë Socialistë që është larguar dhe është e pakënaqur nga ajo, ashtu sikurse të gjithë elementëve të tjerë që janë jashtë politikës por janë faktorë jo politikë. Qyteti i Elbasanit ka një rëndësi shumë të veçantë për ne për vetë faktin se është një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë por edhe një nga strukturat më të forta që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur. Ju besoj e dini shumë mirë goditjen që i është bërë LSI-së së Elbasanit. Dhe vetë arrestimi i Dashamir Xhikës është një goditje që bëhet për LSI-në e Elbasanit, duke pasur parasysh që struktura e LSI-së së Elbasanit është një strukturë që i doli jashtë parashikimeve Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Ju keni qenë vetë prezent, e keni ndjerë vetë fushatën, sa agresive ka qenë dhe përveç agresivitetit që ka pasur edhe dhunës që është ushtruar ndaj njerëzve. Dhe duke parë që nuk ja dolën dot kësaj gjëje vazhduan me presione të tjera. Ne jemi shumë koshientë për sa i përket çështjes së Z. Xhika i cili është anëtar i Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka qenë krye koordinatori ynë për Elbasanin dhe ndalimi i tij, ne nuk marrim përsipër për sa i përket angazhimit të tij në administratën shtetërore, por jemi të bindur 100% që ndalimi i tij është bërë për arsye politike. Dhe ne nuk do të ndalemi jo vetëm në denoncimin e kësaj, por do të ndalemi deri sa i gjithë procesi në të cilin e kanë futur atë të jetë i vërtetë, i pastër dhe larg të gjithë atij konflikti interesi apo atij shantazhimi që është bërë ndaj strukturave të LSI-së. Duke pasur parasysh që menduan që duke krijuar pozicione të tilla apo duke krijuar edhe presione të tilla ndaj strukturave të LSI-së menduan se puna jonë do të ndalonte. Përkundrazi, jo vetëm që nuk ka ndaluar por është zgjeruar dhe krahu i LSI-së tashmë  është zgjeruar dhe është rritur jashtëzakonisht shumë. Na duhet që ne si strukturë këtu në Elbasan të jemi më të përgatitur për ta hapur dhe për ta zgjeruar strukturën e partisë sepse ka shumë djem dhe vajza sidomos pjesa e universitetit, ashtu sikurse ka dhe nga shoqëri të tjera, pra nga grupe të tjera interesi të cilat duan të angazhohen. Përveç kësaj në anën tjetër strukturat tona të Lëvizjes Socialistë për Integrim shumë shpejt do të fillojmë dhe do të rakordohemi edhe me strukturat e tjera, qofshin këto të Partisë Demokratike apo të PDIU-së, në mënyrë të tillë që angazhimi dhe riorganizimi i përgatitjes për zgjedhjet lokale të jetë në mënyrë unione. Përveç zgjedhjeve lokale deri ditën e zgjedhjeve do të kemi ndërkohë edhe përgatitjen e të gjithë strukturës dhe axhendës së aksionit politik që do jetë opozita e bashkuar. Nuk ka nevojë për të bërë sqarim për sa i përket situatës politike, për sa i përket gjendjes më prokurorinë e përgjithshme se besoj të gjithë e keni marrë vesh që Prokuroria e Krimeve të rënda është shkrirë për shkak të mbylljes sa më shpejt të çështjes së Emiliano Shullazit dhe Saimir Tahirit. Po kështu, nga ana tjetër kemi një prokurore të përgjithshme, e cila u quajt e përkohshme por vetëm e tillë nuk ishte. Shërbeu për të krijuar një rrëmujë të tillë, atë çka po ndodh sot. Kemi ndërkohë një dyndje të bandave dhe krimit të organizuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe çdo ditë e më shumë po rritet dhe zhvillohet, por nga ana tjetër, është rritur dhe presioni i ndërkombëtarëve. Ndërkohë, ndërkombëtarët çdo ditë e më shumë po sqarohen për sa i përket gjithë abuzimit që është bërë me Reformën në Drejtësi, pra mashtrimit dhe manipulimit që i ka ndodhur institucioneve ndërkombëtare, qofshin këto nga faktorë shqiptarë apo ndërkombëtare dhe i shikojmë që çdo ditë e më shumë e vërteta po del sheshit. Thjesht gjendja ku jemi sot me Prokurorinë e Krimeve të rënda, tregoi dhe njëherë që Edi Rama dhe mazhoranca kane dashur të kapin sistemin e Drejtësisë. Pavarësisht nga kjo, nuk na bën ne të tërhiqemi, por do të na japë më shumë argumentin për të luftuar, ndërkohë ndërkombëtarët po qartësohen çdo ditë e më shumë.  Opinioni publik po angazhohet dhe ndoshta këtu në Elbasan e kanë më pak të vështirë, për shkak të rrethanave në të cilat është situata dhe qyteti, por në shumë qytete të tjera dhe sidomos Tirana, është një nga qendrat dhe vatrat kryesore të vlimit të revoltës popullore. Besoj që e keni parë dhe e keni ndjekur se ju vetë jeni njerëz që e shikoni mundësinë dhe mungesën e parasë apo dhe të vendeve të punës. Një pagesë shumë të ulët, mungesa e angazhimit apo dhe përfitimit të njerëzve qofshin këto në bankat e shkollës, apo qoftë kjo në ekonomi, biznes, taksat e larta, çmimet e larta dhe ndërkohë janë rrogat që nuk janë rritur aspak. Pra, të gjitha këto problematika, tashmë si opozitë janë përgatitur. Z. Haxhinasto, profesori, ka qenë i angazhuar me grupin e punës i cili ishte  për paketën ekonomike. Sigurisht që aksioni politik i opozitës nisi, me Vetting-un në politikë që ju e patë vetë dhe e dëgjuat që Rama është kundër sepse ka tre vjet që bërtet “Vetting”, ku nuk la njeri pa futur në Vetting, me prokurorë, gjyqtarë, me policë, por kur vjen puna për të bërë Vetting për Edi Ramën, ai nuk pranon. Kështu që, tregon se sa i sinqertë ka qenë ai në të gjithë angazhimin e tij dhe ndërkohë do vazhdojmë dhe me hapat e tjera siç janë Vetting-u për ekonomi, oligarkët e kështu me radhë. Pra për të gjitha këto ne duam tashmë që kjo zyrë e LSI të jetë e hapur, të ndajmë disa detyra sepse tashmë nuk do kemi takime periodike që mund t`i bëjmë njëherë në muaj, por takimet do jenë të përhershme dhe të shpeshta, në mënyrë të tillë që funksionimi me departamentin e organizmit në Tiranë, të jetë me eficencë të plotë. Ndërkohë, të rakordohen dhe strukturat e LSI-së së Elbasanit me strukturat e partive të tjera që janë pjesë e Frontit Opozitar, në mënyrë që të kemi përgatitjen e të gjithë situatës dhe aksionit politik që do vijë hap pas hapi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.