Flet Lorik Cana: Kemi lojtarë më të mirë se Izraeli, kemi shanse të dalim të parët

0
236

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Lorik Cana, ishte i pranishëm në “Elbasan Arena”, aty ku për mikrofonat e “RTSH”, u shpreh:

“Ne jemi më të veçantë se të gjithë tjerët. Kemi një projekt të ri dhe po mundohemi të jemi të durueshëm. Kemi bërë ndeshje jo të mira, por ky është një projekt afatgjatë.

Është një kompeticion i ri, është një risi e re për kombëtaren dhe kemi kundërshtarë të nivelit tonë. Është një mundësi shumë e mirë që të tregojmë ku jemi.

Shqipëria ka shumë shanse për të dalë e para në grupin e saj, pasi duke parë lojtarët që Panuçi ka në përbërje, janë shumë cilësorë. Ndoshta më të mirë se Skocia dhe Izraeli.

Kemi probleme, pasi disa lojtarë janë po skuadër dhe disa të tjerë nuk kanë luajtur me klubet e tyre, por besoj se do të bëjnë mirë në këto takime.

Kur luaja unë me kombëtaren, ka pasur disnivele të mëdha dhe e kishim të vështirë të kualifikoheshim në Europian. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë që historia e Euro 2016 të përsëritet.

Shiriti i kapitenit? Unë i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe di të them se të gjithë së bashku janë lider në fushë. Nuk duhet shiriti i kapitenit që të cilësohesh si lider. Ansi dhe Mërgimi janë dy emra që mund ta mbajnë shiritin, gjithashtu edhe Etriti.

Por nëse do e kisha unë në dorë, do të zgjidhja Elseid Hysaj pa asnjë diskutim”, deklaroi Cana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here