Vetëdorëzohet shqiptari që qëlloi xhaxhain e gruas

0
168

Vetëm 3 ditë pasi qëlloi me armë, duke plagosur xhaxhain e gruas, një shqiptar në Itali ka vendosur që të vetëdorëzohet.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.

Sipas tyre, shqiptari Endrit Memaj, 29 vjeç është vetëdorëzuar në policinë e Monza e Brianza, vetëm pas 67 orësh që ishte në arrati.

Ai është dorëzuar pasi nuk kishte mundur që të largohet nga Monza ku edhe qëlloi me armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë.

Memaj ka plagosur në shtëpinë e tij një  36-vjeçar moldav, që ishte xhaxhai i gruas. Në momentin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshortet e tyre, të cilat janë edhe dëshmitaret e ngjarjes.

Ata kanë thënë se në një moment mes dy burrave ka pasur sherri, për arsye parash.

Shqiptari Memaj në grindje e sipër e kishte qëlluar me plumba në kraharor dhe menjëherë pas ngjarjes kishte marrë armën dhe ishte larguar nga shtëpia.

Moldavi i mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here