Kryeinfermierja shpjegon pse ka rënë numri i lindjeve

0
185

Ulet në mënyrë drastike numri i lindjeve në bashkinë e Gramshit. Nuk keni për ta besuar por vitin e kaluar në këtë bashki u regjistruan vetëm 60 lindje, ndërsa për vitin 2018 kanë lindur vetëm 3 bebe.

Dhe të imagjinosh që bashkia Gramsh përbëhet nga 10 Njësi Administrative me rreth 36 mijë banorë. Sipas kryeinfermieres, Manushaqe Lozi janë disa arsye pse po ndodh një fenomen i tillë, por mes të tjerave edhe mungesa e mjekut gjinekolog, njofton infoelbasani. Prej 3 javësh ai ka marrë raport mjekësor dhe familjarisht jeton në Tiranë.

Në disa raste personeli është vënë në vështirësi, dhe gratë shtatzëna janë dërguar në maternitetin e Elbasanit ose Tiranës. Repartet e spitalit kanë mbetur bosh, por megjithatë personeli paraqitet çdo ditë dhe është në gatishmëri.

Ndoshur përballë këtyre statistikave, në Gramsh regjistrohen më shumë vdekje se sa lindje dhe kështu i bie që pas disa dekadash Ghramshi të zbrazet. Por megjithatë statistikat duket se nuk janë reale pasi mjaft gra preferojnë të lindin në spitale të tjera të specializuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here